Lajme

Vendoset: Ky do të jetë udhëheqësi i përkohshëm i Degës së LDK-së në Prizren

12/12/2021 18:19
nga:Gazeta Blic

Pas dorëheqjes së Anton Qunit nga kryetari i Degës së LDK-së, atë do ta udhëheq përkohësisht Hatim Baxhaku.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Quni në letrën e dorëheqjes, raporton Gazeta Blic.

“Nga sot, me pajtimin e Kryesisë së Degës, autorizimet e mia i kam bartur tek Nënkryetari Dr. Hatim Baxhaku i cili, ditëve në vijim do ti bashkëkoordinoi veprimet e aktivitetet me Kryetarin LDK-së, z. Lumir Abdixhiku”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë i Qunit:

Të dashur qytetarë,

unë, sot kam dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së – Dega në Prizren.
Këtë vendim e mora si pergjegjësi morale e imja për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale.
Përkundër ngritjes së numrit të votave, në krahasim me zgjedhjet nacionale 2021, dhe rritjes se numrit të kuvendarëve, ishte e pamjaftueshme që të jemi në raundin e dytë për të parin e komunes.
Nga sot, me pajtimin e Kryesisë së Degës, autorizimet e mia i kam bartur tek Nënkryetari Dr. Hatim Baxhaku i cili, ditëve në vijim do ti bashkëkoordinoi veprimet e aktivitetet me Kryetarin LDK-së, z. Lumir Abdixhiku.
Unë vazhdoj të mbetem dhe të angazhohem si anëtar i Kryesisë së Degës, Nënkryetar i LDK-së në qendër dhe deputet i GP të LDK-së.
Të qenit kryetar i deges ishte privilegj dhe përvojë e mirë, por jam i bindur se me dorëheqjen time po mundësohet një riorganizim më i mirë i LDK-së në Prizren, nëndegëve dhe forumeve, me të cilin do të krijohen parakushtet për afirmimin e të rinjëve te Prizrenit, ruajtjen e bërthamës por edhe hapjen e dyerve për më shumë njerëz e kuadro që do ta forcojnë LDK-në dhe do ta bëjnë konkurente serioze për ciklin e ri zgjedhor.
Faleminderit të gjithë votuesve dhe bashkepuntorëve që në cdo situatë më qëndruan afër.

Ju jam mirënjohës dhe vazhdojmë me punë të mira për vendin e për LDK-n

Anton Quni

 

Anton Quni jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Prizren