Showtime

Arjola e revoltuar reagon:”Kanë frikë se viktimizimi im më jep pikë”

12/12/2021 16:54
nga:Genita C

Mbrëmjen e djeshme shtëpia më e famëshme në Shqipëri është kthyer në një arenë debatesh dhe përballjesh të forta mes banorëve.

Ajo e cila i filloi këto debate ishe Arjola, e cila edhe të premtën gjatë spektaklit kishte filluar me debate, e fjalë me disa nga banorët.Arjola është akuzuar  për viktimizim dhe në këtë pikë e mbështeti edhe replikën e saj.

‘’Kanë frikë se viktimizimi im më jep pikë. Ata kanë harruar që unë nuk i kam dalë ndonjëherë publikut dhe t’i them që më votoni mua sepse jam gjynah’’,- tha ajo ku dukej e revoltuar teksa bisedonte me Ilirin, Monikën dhe ‘’Big Mamën’’.