Kryeministri i Repubklikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shfaqes së tornados që la të vdekur të paktën 100 persona e shumë të zhdukur duke përfshirë një pjesë të vendeve në SHBA.
I pari i ekzekutivit u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqëve të viktimave në tornadot e Kentucky-t, gjithashtu ka shprehur falënderime për personat që ndihmuan në këtë tragjedi, duke vënë në rrezik jetën e tyre.
“Lajm tronditës nga SHBA-ja. Ngushëllime për familjarët dhe miqtë e 100 jetëve të humbura në tornado të Kentucky. Falënderime të sinqerta për personat që reaguan mënjëherë duke e vënë veten e tyre në rrezik”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Pas raportimeve të shumta për stuhinë në Kentucky, ku pas shfaqjes së mbi 20 tornado humbën afro jetën afro 100 persona.