Pa hapësirë në Manchester United, Edinson Cavani fillon të ngjall interes për futbollin brazilian.
Këtë të shtunë, Globoesporte zbuloi dëshirën e Corinthians për t’iu afruar sulmuesit uruguaian, përcjell GazetaBlic Sport.
I njëjti burim thotë se zyrtarët e klubit të São Paulo tashmë kanë kontaktuar me vëllain e lojtarit, i cili e përfaqëson atë, për të kuptuar qëllimin e lojtarit për t’iu drejtuar futbollit brazilian.
Edison Cavani i stërvitur nga Danubio mbërriti në futbollin evropian në vitin 2006 për të përfaqësuar Palermon. Që atëherë, ai ka luajtur për Napolin, PSG dhe Manchester United, klubi për të cilin ka luajtur vetëm tetë ndeshje dhe një gol këtë sezon.
/GazetaBlic Sport/


