Lajme

“Nga ky arrestim, mos prisni se kemi ndriquar një krim”, avokati Besnik Berisha i ashpër me Prokurorinë

12/11/2021 22:25
nga:Y I

Avokati, Besnik Berisha, e ka kritikuar ashpër Prokurorinë lidhur me konferencën e sotme ku bënë të ditur se kanë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Berisha ka thënë se konferenca është “lajm i mirë për të dyshuarit”.

Ai këtë e thotë pasi mendon se nuk ka prova për arrestimin e tyre.

“Kjo dëshmon se janë arrestuar disa persona, por nuk janë siguruar prova që mbështesin dyshimin e bazuar.”, ka shkruar ai.

Berisha thotë se nga këto arrestime nuk do të ndriqohet rasti.

Postimi i plotë:

Eja, eja te tregoj ASGJE!

Konferenca e Prokurorise lajm i mire per te dyshuarit.

Kjo deshmon se jane arrestuar disa persona, por nuk jane siguruar prova qe mbeshtesin dyshimin e bazuar.

Nga ky arrestim mos prisni se e kemi ndricuar nje krim.

Hetuesve u mbetet edhe shume per te bere, e familjes se viktimave e qytetareve durim, besim e bashkepunim!

Konfirmon Prokuroria: Arrestohen tre persona për vrasjen në Deçan, ndalohen për 48 orë