Sporti

Problemet me Aubameyang, Arteta refuzon të flas për të

12/11/2021 21:27
nga:Mergim Rreci

Pas fitores (3-0) ndaj Southampton-it, Mikel Arteta refuzoi të fliste për Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesin që u hoq nga skuadra për arsye disiplinore.

“Unë dua dhe mund të flas për lojën, kjo është ajo ku dua të fokusohem. Unë e kam shpjeguar tashmë se sa fatkeq është kjo situatë. Unë kam folur tashmë për këtë dhe nuk kam asgjë për të thënë më shumë”, tha trajneri spanjoll pa shpjegime të mëtejshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, lajmet që qarkulluan sot tregojnë se Aubameyang ka udhëtuar drejt Barcelonës për të bërë një tatuazh vetëm një ditë para ndeshjes dhe kjo mund të ketë shtyrë trajnerin të merr masaj ndaj tij.