Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha.
Ajo tha se shqiptarët kanë dy liderë, Ibrahim Rugovën dhe Sali Berishën.
“Shqiptarët kanë dy liderë, dy prijës kombëtarë që e bënë historinë e shqiptarëve, Dr. Ibrahim Rugova dhe dr. Sali Berisha. Tjerët janë kryetarë partish, kryeministra ose presidentë!” shkroi Tërmkolli në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Shqiptarët kanë dy liderë, dy prijës kombëtarë që e bënë historinë e shqiptarëve, Dr. Ibrahim Rugova dhe dr. Sali Berisha. Tjerët janë kryetarë partishë, kryeministra ose presidentë!
Sigurisht, secili ka vlerën e vet politike!
#MT


