Lajme

Prokuroria e Pejës thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

12/11/2021 19:50
nga:Y I

Prokuroria e Pejës ka njoftuar se sonte do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media në objektin e Prokurorit të Shtetit.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikatë nga Zyra e Informimit të Prokurorisë, ndonëse nuk është bërë e ditur arsyeja.

“Konferencë e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftim.

 

Rasti tragjik në Gllogjan: Prokuroria thotë se po hetohet intensivisht rasti, as pas dy javësh asnjë i arrestuar!