Turizem

Shteti i parë botë për konsumimin e alkoolit

12/11/2021 19:15
nga:G C

Australianët janë konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në botë.

Këtë e ka treguar një studim i fundit, ku ata pinin më shumë se dy herë në muaj (rreth 27 herë në vit) dhe mesatarja globale ishte rreth 14 herë. Danimarka dhe Finlanda renditen në vendin e dytë dhe të tretë, me të anketuarit që pohojnë se janë dehur pothuajse dy herë në muaj.

Shefja ekzekutive e Fondacionit për Kërkimin dhe Edukimin e Alkoolit, Caterina Giorgi, tha se statistikat ishin “shqetësuese”.

“Australia kryeson botën si në numrin e rasteve kur njerëzit raportojnë se janë dehur ashtu edhe në kërkimin e trajtimit mjekësor urgjent për alkoolin. Të dy këta tregues sugjerojnë që njerëzit po pinë në nivele mjaft të rrezikshme”, tha ajo për The Guardian./abcnews.al