Showtime

Për herë të parë, Arbana i përgjigjet akuzave të ndjekësve: “I keni dhënë 30 mijë € për t’u bërë çift”

12/11/2021 18:36
nga:Genita C

Moderatorja e spektaklit “Big Brother Vip”, Arbana Osmani ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj.

Ajo i ka kërkuar atyre t’i tregojnë teoritë konspirative që kanë dëgjuar për “BB VIP” dhe padyshim se kishte pa fund komente, shkruan GazetaBlic.

“Që dikush nga pjesëmarrësit ka marrë 30 mijë euro për t’u bërë çift fallco me një tjetër pjesëmarrës.”, shkroi dikush nga ndjekësit.

Arbana u përgjigj në formë shakaje duke u shprehur: “Po, ashtu është” dhe në sfond dëgjohet producentja duke qeshur./GazetaBlic/