Lajme

Përfundon votimi për shkarkimin e Bashës, nis numërimi i votave të delegatëve

12/11/2021 16:39
nga:Y I

Ka përfunduar në këto momente votimi i rreth 5 mijë delegatëve për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Në stadiumin ‘Air Albania’ votoi edhe delegati i fundit.

Votimi u zhvillua i fshehtë, ndërsa pyetja e fletës së votimit ishte: A jeni dakord me shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha?

Ndërkohë ka nisur numërimi i votave.

Vendimi që do të marrë sot Kuvendi Kombëtar do të hidhet në referendumin e anëtarësisë në datën 18 dhjetor.

Bie sistemi në sallën e vaksinimit “1 Tetori”, MSh: Vaksinimi nuk është ndalur për asnjë moment!