Sporti

Zbulohet gjithçka, Aubameyang nuk po luan sot për shkak se është përjashtuar nga trajneri Arteta

12/11/2021 16:12
nga:Mergim Rreci

Pierre Emerick Aubameyang mbetet në qendër të polemikave në Angli.

Ai nuk është përfshirë farë për ndeshjen e sotme ndaj Southampton dhe kjo ndodhi për shkak se ai ka thyer rregullat e skuadrës në seancën stërvitore të së premtës, shkruan GazetaBlic Sport.

Këtë e ka konfirmuar edhe Arteta, pak para ndeshjes ndaj Southampton.

“Për fat të keq, ai u largua pasi theu rregullat e disiplinës”, ka thënë Arteta.

“Nuk është situatë e lehtë dhe situatë në të cilën duam ta kemi kapitenin”, shtoi ai.