Kryeministri, Edi Rama, në ditën e Kuvendit Kombëtar të PD-së, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një thënie të Emil Cioran, raporton Gazeta Blic.
Në këtë thënie të Cioran, e të cilën duket se Rama e ka publikuar si ‘thumb’ për Berishën, thuhet se “në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzorë mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?”.
“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë.
Emil Cioran” shkruan Rama në facebook.
Postimi i plotë:
Po ktheheshin nga varrimi, 6 persona humbin jetën në aksidentin tragjik!


