Lajme

Abbott i shkon në zyrë Ramës, dakordohen për bashkëpunim

12/11/2021 14:24
nga:M K

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dje gjatë ditës e ka pritur në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott.

Rama ka thënë se ambasadori britanik e ka uruar për postin e të parit të kryeqytetit, derisa shton se gjatë takimin janë marrë vesh që të kenë bashkëpunim.

“Gjatë bisedës u dakorduam për bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë, sepse përkrahja për Prishtinën do të kontribuojë në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës, të gjithë Republikës së Kosovës, por edhe të gjithë trupit diplomatik e partnerëve të tjerë ta huaj të vendosur në kryeqytet”.

I pari i Prishtinës ka deklaruar po ashtu se ka thënë se Abbott e ka shprehur përkushtimin që të vazhdojë bashkëpunimi mes komunës së Prishtinës dhe ambasadës britanike.

“Në fund të takimit falënderova ambasadorin Abbott dhe gjithë Ambasadën e shtetit britanik në Kosovë për rolin, kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme që japin. Nga ana e tij, ambasadori Abbott shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë mes Ambasadës Britanike dhe Komunës së Prishtinës”.