Lajme

Berisha: Tirana, epiqendër e luftës së ftohtë kundër Prishtinës, i japim fund “Ballkanit të Hapur”

12/11/2021 14:19
nga:M K

Në kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti akuza të forta ndaj qeverisë. Berisha u shpreh se Tirana është kthyer në epiqendrën e luftës së ftohtë kundër Prishtinës. Ai zotua se do t’i japë fund procesit të Ballkanit të Hapur.

“Ballkani i Hapur” është Ballkani i influencës direkte ruse, i interesave antikombëtare, antieuropiane, është projekti që kërkon të zëvendësojë procesin e Berlinit me procesin e Putinit”.

“Ne zotohemi se do t’i japim fund këtij procesi. Paralajmëroj Slobodanin e ri, për Ballkanin e Hapur mos guxo të vish ndonjëherë në Tiranë”, tha Berisha.

“Në fjalën e tij, Berisha ngriti akuza edhe ndaj Yuri kim, duke u shprehur se po sillet si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë. “Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimin e Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuara, përfaqësuesi i vendit të madh mbajti ligjërata të tëra në mbështetje të qeverisë, ndërsa sulmoi opozitën”.

“Në një kohë kur, me shumë të drejtë, propozohen dhe ndëshkohen nga drejtësia trafikantë, një trafikant tjetër dërgohet në shtëpinë e bardhë. Procesi i këtij trafikanti shpallet si proces politik i kohës së diktaturës komuniste. A nuk janë këto standardet më të dyfishta? A vijnë këtë nga SHBA? Jo, këto vijnë nga mafia e Soros”.

“Edhe më keq akoma. Në maj të këtij viti, DASH shpall “non grata” Sali Berishën, 8 vite pasi kishte dhënë dorëheqjen, njeriun që ishte lavdëruar më shumë se kushdo nga SHBA për luftën me sukses kundër korrupsionit”, u shpreh Berisha, shkruan A2CNN, përcjell GazetaBlic.