Njësitet Antikontrabandës së Doganës se Kosovës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë transportues, që qarkullonte nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës, i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë Veriore.
Sipas njoftimit të Doganës, me ketë rast është ndaluar malli në sasi prej 1,019 kg fruta të thata (lajthi, arra, badem, fistek, arrra indiane etj) në vlerë te përafërt prej rreth 7,000 euro.
“Mallrat janë konfiskuar si dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njftim.