Sporti

Aguero e nxjerrë në shitje Lamborghinin, e cilëson si blerjen më të keqe që ka bërë në jetë

12/11/2021 10:42
nga:E K

Futbollisti i Barcelonës, Sergio Aguero ka vendosur të heqë qafe makinën që bleu në vitin 2014, sepse e konsideron blerjen më të kotë që ka bërë ndonjëherë.

Aguero kishte blerë një Lamborghini Aventador, por thotë se ai vetë nuk e di pse e ka bërë këtë sepse pothuajse nuk e ka përdorur kurrë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk e di pse bleva Lamborghinin. Mund të kem bërë 1200 kilometra me të në gjashtë vjet. Kam dy vjet që mendoj pse e bleva. Po mundohem ta heq qafe po e shes”, tha Aguero.

Lamborghini i tij është vendosur në reklamë, dhe çmimi është 222 mijë euro. Makina ka 700 kuaj fuqi dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 350 km/h.

/GazetaBlic Sport/