Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj -Prishtinë, shtatë të lënduar

12/10/2021 22:10
nga:Y I

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:10 minuta në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr 7 persona, 4 prej tyre janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Policia Ferizaj.

“Sonte në ora 19:10 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë ka ndodhur një aksident ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve me targa vendore . Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr 7 persona , prej tyre 4 janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë , ndërsa 3 po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.Njësia e Komunikacionit Rrugor po e heton këtë rast”

 

Bien shifrat, 328 raste aktive me Covid-19 në Kosovë