Sporti

Gjykata e Apelit Sportiv ia refuzon ankesën Napolit në lidhje me Luciano Spallettin

12/10/2021 21:49
nga:Mergim Rreci

Ankesa e Napolit është refuzuar dhe Luciano Spalletti nuk do të jetë në stol për ndeshjen e Serie A kundër Empolit këtë fundjavë.

Trajneri i Napolit u pezullua për dy ndeshje pas përjashtimit në barazimin 2-2 me Sassuolon, pëcjell GazetaBlic Sport.

Ai u largua nga disfata 3-2 ndaj Atalantës, por u rikthye në fushë kur Napoli fitoi 3-2 kundër Leicester City për t’u avancuar në Europa League.

Napoli apeloi pezullimin me dy ndeshje, por Gjykata e Apelit Sportiv e refuzoi atë.

Pas një fitoreje në pesë ndeshjet e fundit të Serie A, Napoli ka rënë nga pozita e parë në të treten në Ligë dhe aktualisht është dy pikë prapa liderit Milan.

Por Spalletti do të rikthehet në garë për ndeshjen e madhe kundër liderit Milan më 19 dhjetor, për përplasjen direkte në betejën e Scudettos.

/GazetaBlic Sport/