Lajme

Albin Kurti pritet ta shkarkoj sekretaren organizative Vlora Haxhimehmedi

12/10/2021 21:25
nga:Y I

Pas humbjes së zgjedhjeve të 17 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje do të filloj ristrukturimin e brendshëm.

Veriu.info mëson së veprimi i parë i kryetarit të VV-së, Albin Kurti, do të jetë shkarkimi i sekretares organizative, Vlora Haxhimehmedi.

Pakënaqësia e liderit të VV-së, Albin Kurti me sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedi është vërejtur kohëve, pasi që ajo muajve të fundit e veçanërisht në fushatë zgjedhore, është parë jashtëzakonisht pak në fushatë zgjedhore.

Po ashtu mësohet se Albin Kurti pritet të shkarkoj të gjitha strukturat nëpër qendra (degë), ku pastaj do të formohen grupe punuese nëpër qytete.

Skender Hyseni tregon për herë të parë: Asociacioni duhet të formohet me këto kushte