Sporti

Liga e Kampionëve: Këto janë datat e ndeshjeve të para eliminuese

12/10/2021 21:15
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve tashmë e ka përfunduar fazën e saj të parë për vitin 2021/2022.

Shorti i fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve do të mbahet të hënën (13 dhjetor) në Nyon të Zvicrës në orën 12:00.

Tetë fitueset e grupeve do të jenë në Vazon 1 dhe 8 ekipet e renditura të dyta në Vazon 2, përcjell GazetaBlic Sport.

Sfidat e vajtjes do të mbahen në datat 15/16/22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 8/9/15/16 mars.

Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales do të mbahet të premten më 18 mars.

Champions League