Lajme

Skender Hyseni tregon për herë të parë: Asociacioni duhet të formohet me këto kushte

12/10/2021 20:54
nga:Gazeta Blic

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbinë, Skender Hyseni, në një intervistë në Blic Interview me Astrit Gashin, ka treguar për herë të parë qëndrimin e tij rreth formimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Hyseni thotë se Kosova duhet të vendos kushte në tavolinëm e bisedimeve, për ta pranuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Unë po e them për herë qëndrimin tim për Asociacionin. Mendoj që ai duhet të themelohet me disa kushte. Normalisht kur them formimin e Asociacionit, e them në kuptim të respektimit të plotë të Kushtetutës së Kosovës. Ne duhet të qesim kushte. Asociacioni duhet të themelohet nëse Serbia pranon kushtin që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për heqjen e vendeve të rezervuara për serbët dhe të hiqet neni i Pakos së Ahtisarit që nuk lejon që të bëhen vendime të mëdha në kuvend pa pajtueshmërinë e deputetëve nga komjniteti serb”, ka thënë ndër të tjera Hyseni.