Sot rreth orës 16:30 në fshatin Raskovë të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:30 në fshatin Raskovë të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”
Gjermania e bën të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë