Sporti

Florentino Perez i përcaktuar, ky futbollist konsiderohet si transferimi i shekullit tek Real Madrid nga ana e tij

12/10/2021 16:11
nga:Mergim Rreci

Agjenti i Toni Kroos, Volker Struth, ka zbuluar se Florentino Perez e konsideron ish-reprezentuesin gjerman si blerjen më të suksesshme të Real Madridit këtë shekull.

Mesfushori 31-vjeçar u largua nga Bayern Munich në vitin 2014 për t’u bashkuar me Los Blancos, me të cilët ka fituar trofe të shumtë duke përfshirë tre tituj të Champions League dhe dy trofe të La Liga Santander, përcjell GazetaBlic Sport.

“Pak para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, Florentino më ftoi për drekë,” tha Struth për podkastin OMR të Philipp Westermeyer.

“Ai është një person tepër i këndshëm, me një histori të mrekullueshme jete, duket si sipërmarrës, por është ende njeri.

“Ai më shpjegoi pse Toni është nënshkrimi i shekullit të Real Madridit për të. Kroos është i pamposhtur për sa i përket vlerës për paratë.”

/GazetaBlic Sport/