Showtime

Vetëvritet blogerja e njohur në moshën 22-vjeçare

12/10/2021 15:26
nga:Y I

Blogerja e njohur serbe, Kristina Kika Đukić ka kryer vetëvrasje. Lajmi është bërë i ditur nga shoqja e ngushtë e saj.

“Me keqardhje ju informoj se Kika nuk është më me ne. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e saj dhe për të gjithë njerëzit që e deshën dhe e njohën. Të dua përgjithmonë Kiko, prehu në paqe“, thuhet në postim.

Si një yll i madh i rrjeteve sociale, Kika u gjend edhe në shënjestër të bullizmit dhe abuzimit kibernetik.

Shumicën e kohës ishte jashtëzakonisht e vështirë për të. Ajo la pas një nënë e cila postoi në rrjetet sociale atë që mendonte se nuk do ta bënte kurrë:

“Me dhimbje të madhe ju njoftoj se Kika ime ndërroi jetë dje.”