Sporti

Chelsea gjen zëvendësuesin e Rudiger

12/10/2021 15:51
nga:E K

Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Chelseas.

Real Madridi po vazhdon të kërkojë transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.

Sipas mediumit anglez, The Athletic, Real Madrid do të nënshkruajë një parakontratë me lojtarin në janar, kurse në verë do të kalojë në klubin e madh spanjoll si lojtar i lirë, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja aktuale e gjermanit me Chelsea skadon në fund të sezonit dhe koha po mbaron për të zyrtarizuar një rinovim.

Chelsea menjëherë ka identifikuar pasuesin e mbrojtësit gjerman.

Raportime nga ‘Goal’ bëjnë të ditur se Chelsea po shqyrton opsionin e mbrojtësit Wesley Fofana.

Fofana pëlqehet nga drejtuesit e londinezëve dhe do t’i kushtonte më pak arkave të klubit.

/GazetaBlic Sport/