Sporti

Raiola largon nga gara Manchester United, zbulon se te cili klub mund të transferohet Haaland

12/10/2021 13:48
nga:E K

Duket se Dortmund nuk do të mund t’a mbajë yllin e tyre, Erling Haaland për shumë kohë në skuadër.

Mediat e huaja kanë raportuar kohëve të fundit për një largim të mundshëm të yllit norvegjez nga Borussia Dortmundi, shkruan GazetaBlic Sport.

Në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të Dortmundit ka folur edhe agjenti i tij, Mino Raiola për “Sport1”.

“Erling Haaland do të ndërmarrë hapin tjetër. Bayern, Real, Barcelona, ​​Man City – këto janë klubet e mëdha me të cilat mund të bashkohet. Man City fitoi PL pesë herë, dukshëm më shumë se Man United. Kur u transferuam në BVB, ne të gjithë e dinin se ky hap do të vinte.

Ka një shans të madh që Haaland të largohet këtë verë. Ne do t’i tregojmë BVB-së se cila është ideja jonë dhe BVB do të na tregojë idetë e tyre. Por asnjë vendim për të ardhmen e Erling nuk do të merret në dimër. Ndoshta këtë verë, ndoshta verën tjetër. Ne do të shohim”, tha Raiola.

/GazetaBlic Sport/