Sporti

Rudiger mund të bëhet mbrojtësi më i paguar në botë, ja paga ‘astronomike’ që pritet të ketë te Reali

12/10/2021 11:49
nga:E K

Është thënë nga Daily Mail këtë të premte se mbrojtësi gjerman që luan për Chelsean, Antonio Rudiger, mund të bëhet një nga mbrojtësit më të paguar në botë.

28-vjeçari përfundon kontratën e tij me Chelsean në qershor 2022 dhe, nëse ai nuk e rinovon kontratën, largimi i tij gjatë verës mund të kulmojë me një rritje të pabesueshme të pagës të tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Ka disa klube që do të jenë në garë për lojtarin, përfshirë Real Madridin dhe qendërmbrojtësi do të jetë në gjendje të nënshkruajë një paramarrëveshje që në janar.
Tani për tani Rudiger merr 117 mijë euro në javë, të cilat, siç thuhet, mund të katërfishohen në 468 mijë euro në javë, rreth 1.8 milionë euro në muaj. Kështu, gjermani mund të bëhet mbrojtësi më i paguar në botë.
/GazetaBlic Sport/