Ylli portugez i Manchester City, Bernardo Silva, ka bërë një veprim që po komentohet shumë nëpër rrjetet sociale.
Lojtari më në formë në Premier League ka tashmë një qen në rrethin e tij dhe atij i ka lënë një emër interesant.
Bernardo ka vendosur ta quajë qenin e tij John, në shenjë respekti e dashurie për miqësinë e tij me John Stones, që e ka shok skuadre.
Këtë e ka konfirmuar edhe Kyle Walker, duke shkruar në Instagram: “Vetëm Bernardo do ta emëronte qenin e tij John”.
Më pas, edhe vet Bernardo konfirmoi se qeni i tij quhet John, për shkak të Stones.
“Ne donim të kishim një qen dhe atë e emërova sipas shokut tim, John Stones, pasi jemi shumë të afërt dhe unë gjithmonë i thosha se nëse do ta kem një qen, do ta quaj John”, tha Bernardo.
“Në fakt është emër i shkëlqyer. Neve na pëlqen dhe Ines (e dashura e Bernardo) pajtohet me të. Mendoj se i përshtatet. Është djalë i bukur dhe inteligjent”, ka shtuar mes tjerash mesfushori i City.
Bernardo Silva duket se ka çuar në një tjetër nivel respektin e tij për Stones.


