Sporti

Mbappe: Kemi shumë yje në ekip, PSG duhet të fitojë ndeshjet më me lehtësi

12/10/2021 10:03
nga:E K

Kylian Mbappe pranoi se Paris Saint-Germain ka një skuadër me shumë yje të klasit botëror.

Francezi deklaroi se ata nuk duhet të kenë aq vështirësi për të fituar disa ndeshje siç kanë hasur në këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për momentin jemi të lumtur, sepse gjithçka që dëshiron skuadra është të fitojë. Sigurisht që kur analizojmë ndeshjet i themi vetes se duhet t’i kishim fituar më lehtë ndeshjet. Në fund të fundit, edhe ne e dimë, kur analizojmë gjithçka, se me ekipin që kemi, nuk mund të kemi aq vështirësi në disa ndeshje. Këto fitore nuk ia vjedhim askujt, po shkojmë me guxim, të gjithë bashkë dhe kjo tregon se kemi shumë vullnet”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/