47 pjesëtarë të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë u janë drejtuar me disa kërkesa Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Ata kanë kërkuar nga dy qeveritë që të vazhdojnë dialogun, të zbatojnë marrëveshjet e arritura, të përmbahen nga retorika nxitëse ndaj komuniteteve pakicë dhe narracioneve populiste në lidhje me marrëdhëniet reciproke dhe historinë, të zotohen për transparencë, të marrin masa të menjëhershme për zhvillimin e proceseve të brendshme për integrim, respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë dhe të ndërmarrin veprime që çojnë drejt ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit në mes të komuniteteve.
Ata kanë pasur disa thirrje edhe për komunitetin ndërkombëtar.
“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të:- mbështesin dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk dëmtojnë demokracinë në Kosovë dhe Serbi; – pëqëndrohen në zgjidhje thelbësore në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rastit ndërmjet palëve në dialog;- mbështesin shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (OShC, akademinë, institucionet kulturore, mediat, sindikatat, etj.);- angazhohen për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet dy palëve; -nxisin një debat më të gjerë ndër-shoqëror dhe brenda-shoqëror mbi zgjidhjet dhe prioritetet e mundshme në dialog.
Deklarata e plotë:
Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi
Deklaratë e përbashkët e pjesëtarëve të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë
10 dhjetor 2021
Duke qenë dëshmitar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk po përmirësohen përkundër procesit të vazhdueshëm të dialogut, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përkeqësimin e situatës në terren dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve. Ekziston nevoja për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të grupeve jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë.
Të shqetësuar se dialogu po përdoret për të zhvendosur vëmendjen nga çështje të rëndësishme si dobësimi i sundimit të ligjit, korrupsionit dhe sfidave që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.
Duke marrë parasysh se dallimet kontekstuale në lidhje me nivelet e demokracisë, sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës:
U bëjmë thirrje qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të:
§ vazhdojnë dialogun në mënyrë thelbësore dhe të qëndrueshme;
§ zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura;
§ përmbahen nga retorika nxitëse ndaj komuniteteve pakicë dhe narracioneve populiste në lidhje me marrëdhëniet reciproke dhe historinë;
§ zotohen për transparencë dhe të sigurojnë pjesëmarrje qytetare;
§ marrin masa të menjëhershme për zhvillimin e proceseve të brendshme për integrim;
§ respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë; dhe,
§ ndërmarrin veprime që çojnë drejt ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit në mes të komuniteteve.
I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të:
§ mbështesin dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk dëmtojnë demokracinë në Kosovë dhe Serbi;
§ pëqëndrohen në zgjidhje thelbësore në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rastit ndërmjet palëve në dialog;
§ mbështesin shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (OShC, akademinë, institucionet kulturore, mediat, sindikatat, etj.);
§ angazhohen për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet dy palëve;
§ nxisin një debat më të gjerë ndër-shoqëror dhe brenda-shoqëror mbi zgjidhjet dhe prioritetet e mundshme në dialog.
Ne zotohemi të vazhdojmë:
§ nxitjen e një debati thelbësor dhe të vazhdueshëm ndërmjet shoqërisë civile në Serbi dhe Kosovë;
§ shkëmbimin në kohën e duhur të informatave rreth çështjeve, kontekstit dhe zhvillimeve në të dyja shoqëritë;
§ reagime të përbashkëta për çështje që përkeqësojnë situatën në terren dhe kanë ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve;
§ përqëndrimin tonë në sfidat e vazhdueshme të cilat nuk kanë gjetur zgjidhe apo janë margjinalizuar për shkak të çështjeve ose incidenteve aktuale;
§ krijimin e një hapësire për udhëheqje proaktive të shoqërisë civile në krijimin e marrëdhënieve më të mira dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut, dhe jetës së përditshme të qytetarëve;
§ t’i marrim parasysh dallimet ndërmjet proceseve në Serbi dhe Kosovë dhe reagojmë në përputhje me ato procese duke kërkuar veprime në drejtimin e duhur;
§ përfshirjen e pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile për një dialog të vazhdueshëm ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile dhe mundësimin e përfshirjes së konsiderueshme për secilin dhe të gjithë.
Nënshkruesit:
1. Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC) Mitrovicë e Veriut
2. Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
3. Assist Kosovo Center – ASSIST, Prishtinë
4. Belgrade Fund for Political Excellence (BFPE)
5. Belgrade Centre for Security Policy
6. Balkan Policy Research Group (BPRG)
7. Crno-beli svet, Mitrovicë e Veriut
8. Center for Advocacy and Democratic Development (CADD)
9. Center for Peace and Tolerance (CPT)
10. Centar za regionalizam Mitrovicë
11. Civic Initiatives, Beograd
12. Council for Human Rights – Bujanoc
13. Democracy Plus (D+)
14. Drita Dibrani, aktiviste e shoqërisë civile
15. European Fund for Balkan
16. Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
17. HANDIKOS, Kosovë
18. Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, Kosovë
19. Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI)
20. Institute for Territorial Economic Development (InTER)
21. Jelena Lončar, akademike, Universiteti i Beogradit
22. Instituti i Kosovës për Drejtësi/Kosovo Law Institute (IKD/KLI)
23. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë/Kosovar Centre for Security Studies (QKSS)
24. Instituti Demokratik i Kosovës/Kosova Democratic Institute (KDI)
25. Leadership and Development (LAD)
26. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
27. Mitrovica Women Association for Human Rights (MWAHR)
28. NGO Advocacy for Society Development (AFSD)
29. NVO “PLEJADA” Prizren
30. NVO Communication for the development of society (CSD), Graçanicë
31. NGO Aktiv
32. New Social Initiative, Mitrovicë
33. OJQ “Drugëza”
34. OJQ “VISION 02” Istog
35. OJQ Aureola
36. OJQ Qendra e Gruas “ATO” Vushtrri
37. OJQ Roma in Action Gjakovë
38. Open Society Foundation, Novi Sad-Beograd
39. Rahim Salihi, aktivist, Bujanoc
40. The Balkan Forum
41. Unioni i Punëtorëve Social të Kosovës
42. Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Prishtinë
43. Vjollca Krasniqi, akademike, Universiteti i Prishtinës
44. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
45. Xhejrane Lokaj, aktiviste e shoqërisë civile
46. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Kosovë
47. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Beogra