Showtime

Beniada tregon sakrificat për të përballuar shkollimin e saj, nëna e saj reagon për herë të parë dhe jep mesazhin e fortë

12/09/2021 23:20
nga:Genita C

Beniada ka treguar për Meridianin disa nga sakrificat që i është dashur të përballojë me qëllim shkollimin e saj.

Ajo ka treguar se ekonomia e familjes së saj nuk mund të përballonte totalisht shpenzimet e shkollimit të Beniadës.

Për këtë arsye asaj i është dashur të punojë në mënyrë që të mos vërë në vështirësi prindërit.

“Shkolla ime ishte shumë e shtrenjtë dhe kishte libra që unë nuk i blija dot. Vitin e parë ma paguan prindërit por të dytin vendosa që ta paguaja vetë. Kam punuar në një diskotekë si kasiere. Ishte shume e lodhshme dhe babi im e urrente atë gjë.

Unë kthehesha në orar shumë të vonë dhe babit i dukej shumë e rrezikshme. Duhet të isha shumë e kujdesshme që të mos bëja asnjë gabim në llogari, sepse edhe sikur 10€ të dilnin me mangësi, përsëri do detyrohesha t’i lija nga rroga ime”,- tha ajo.

Por duket se kjo ndjenjë pëgjegjësie ishte ushqyer te Beniada që në fëmijëri.

Nëna e saj ka bërë një koment në rrjetet sociale ku tregon se e merrte atë gjithmonë me vete në punë.

”E merrja gjithmonë me vete kur shkoja në punë. Kishte vetëm 12-vjeçe”, shkruan nëna e modeles shqiptare.

Beniada është ndër të paktë konkurrentë që nuk ka takuar ende asnjë familjar brenda Big Brother. Vetë ajo ka treguar se kjo nuk është hera e parë që largohet prej tyre, pasi për shkak të punës i është dashur shpesh të qëndrojë larg familjes.