Kanë përfunduar ndeshjet e Europa League.
Lazio dhe Galatasaray kanë luajtur pa gola, 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Vedat Muriqi nuk luajti asnjë minutë në këtë takim dhe tashmë ka një sinjal të qartë që ai nuk është më në planet e kësaj skuadre.
Dinamo Zagreb e ka mposhtur skuadrën e West Ham United, kurse Celtic e ka mposhtur Betisin me rezultat 3 me 2.
Marseille është eliminuar nga Europa League, pasi që fitorja ndaj Lokomotiva Moskës nuk mjaftoi për të kaluar tutje.
Këto janë skuadrat e kualifikuara deri më tash në mesin e tyre është edhe Barcelona.

/GazetaBlic Sport/


