Lajme

“Po të ishte Hashim Thaçi i lirë, Veselinoviq dhe Radoiçiq do të ishin të arrestuar”

12/09/2021 23:08
nga:Gazeta Blic

Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha mirëpriti sanksionimin e disa serbëve nga Kosova, të cilët, sipas Shteteve të Bashkuara janë pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

Berisha thotë se në këtë mënyrë, u godit krimi në veri.

Ai shtoi se po të ndodhte kjo situatë politike në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaçi, këta persona tashmë të sanksionuar nga SHBA, do të ishtin të arrestuar ose të shpallur në kërkim.

“Po ua them një gjë, po të kishte ndodhur kjo situatë politiko-juridike siç ka ndodhur tash me ndërhyrjen e SHBA-së, në kohën e Thaçit, ata sot do t’i kishe të arrestuar, ose ishin shpallur në kërkim”, është shprehur Berisha në T7.

“Sa herë Kosova ka bashkërenduar me aleatët ndërkombëtarë, ka dalë fituese”, vazhdoi Berisha.