Një grua nga Gjilani ka porositur një dërgesë në vlerë prej 2 mijë e 650 euro.
Në momentin kur punëtori i një poste të shpejtë ia solli dërgesën ajo e mashtron duke i thënë atij se po shkonte t’i merrte paratë.
E dyshuara e paraqitura me emër të rrejshëm M.H ka ikur në drejtim të panjohur.
Viktima rastin e ka paraqitur në polici.
Gruaja është arritur të identifikohet nga organet e rendit dhe është arrestuar.
“Policia e Kosovës, rajoni i Gjilanit, pas pranimit të informacioneve relevante lidhur me rastin ku një ankues (punëtor i një poste) ka raportuar se me datë 18.09.2021, deri sa ka pasur një dërgesë për ta sjellur në Gjilan në vlerë prej dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro (2650 Euro) një personi të gjinisë femërore me iniciale M.H. (emër i rrejshëm), në momentin e kontaktit me këtë person, e dyshuara merr porosinë duke i thënë pales ankuese se po shkon për t’i marr paratë dhe për tia sjell atij, ajo largohet në drejtim të panjohur duke e mashtruar atë”.
“Pas një pune intensive të njësive hetimore të Policisë në këtë rajon sot me 09.12.2021 është arrit që e dyshuara me iniciale (L.S.) të identifikohet dhe arrestohet, e cila në prezencë të avokatit mbrojtës pranon se ka kryer veprën penale “Mashtrim””.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent e dyshuara ndalohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.