Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Europa League.
Napoli e ka siguruar fitoren shumë të rëndësishme ndaj Leicester Cityt, 3 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Falë kësaj fitore skuadra italiane tashmë gjendet në raundin tjetër eliminues të Europa League.
Rrahmani luajti 90 minuta në këtë takim dhe kishte paraqitje të mirë.
Lyoni i Xherdan Shaqirit ka barazuar me Rangers, 1 me 1, por e kishte siguruar më herët kalimin tutje.

/GazetaBlic Sport/


