Lajme

Paralajmërimi i fortë i Kurtit për politikanët me “pasuri marramendëse” në Kosovë

12/09/2021 19:06
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pasuria e paligjshme në Kosovë është bërë përmes kontratave të korruptuara, duke shtuar se ka pasur favorizime të bizneseve të lidhura me zyrtarët politik, raporton Gazeta Blic.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Kurti tha se Kosova e ka pjesën e saj të historisë me korrupsionin.

“Kosova e ka pjesën e vet të historisë me korrupsion, nga ku zyrtarë të shumtë e biznesmen të lidhur me ta, kanë vjel taksat e qytetarëve duke krijuar pasuri marramendëse të cilën nuk e justifikojnë dot”, theksoi kryeministri Kurti gjatë këtij eventi.

Sipas Kurtit, pasuria e pajustifikueshme ka ardhur nga kontratat e marra me korrupsion, të bizneseve që kanë pasur lidhje me politikanë.

“Kemi pasurim të paligjshëm sepse burimi kryesor i pasurimit të paligjshëm është përmes kontratave të korruptuara dhe favorizim i bizneseve të lidhura me zyrtarë e pushtetarë të caktuar, ku kemi pasur biznese të oborrit qeveritar”, u shpreh Kurti.