Lajme

Alarmante: 81 të vdekur dhe 5 mijë e 523 raste të reja me Covid-19 në Greqi në 24 orët e fundit

12/09/2021 17:51
nga:Y I

Greqia vijon të jetë në situatë të vështirë në përballjen me pandeminë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5,523 të infektuar me koronavirus, dy prej të cilëve u identifikuan në pikat hyrëse të vendit.

Ndërkohë numri total i të infektuarve në vend është 989,814, prej të cilëve 50.5 për qind e të cilëve janë meshkuj.

Ndërsa, sa i përket rasteve të regjistruara në 7 ditët e fundit 90 prej tyre rezulton të kenë pasur histori udhëtimi jashtë vendit dhe 2,650 të tjerë janë raste kontakti.

Ndërsa, rastet fatale për sot janë 81. Kurse, që nga fillimi i pandemisë numri i total i viktimave ka shkuar në 18,982.

Prej tyre, 95.3% kanjë pasur sëmundje shoqëruese dhe/ose kanë qenë mbi 70 vjeç.

 

“Do të ketë edhe politikanë nga Kosova që ShBA-ja do t’i fus në listën e zezë”