Sulmuesi i Udineses, Gerard Deulofeu shpreson se ish klubi i tij Milani të fitojë titullin në Serie A.
Skuadra friuliane përgatitet të presë Milanin në Serie A këtë javë dhe Deulofeu kujtoi kohën e tij me klubin kuq e zi, përcjell GazetaBlic Sport.
Anësori spanjoll foli për The Italian Football Podcast dhe theksoi se është i fokusuar te Udinese dhe do t’i japë gjithçka ish-klubit të tij të shtunën.
“Më pëlqeu shumë të luaja në Milano, ia dola mirë atje dhe u argëtova”, tha Deulofeu për Podcast-in Italian Football.
“Unë e respektoj shumë Milanin, por tani jam i fokusuar te Udinese. Ne mund t’i mposhtim, do të hyjmë në fushë me mentalitetin dhe zemërimin e luanit. Scudetto? Shpresoj që Milani të fitojë, edhe nëse do të humbasë ndaj nesh”, tha ai dhe qeshi.
/GazetaBlic Sport/


