Sporti

Ylli i Interit, Vidal vozit Fiat Pandan në borë: “Kjo veturë nuk të tradhton kurrë”

12/09/2021 15:34
nga:E K

Ylli i Interit, Arturo Vidal ka blerë së fundmi një Fiat Panda, një makinë me vlerë rreth dy mijë euro.

Ai është mburrur për veturën e re në Instagram dhe ka treguar se atë makinë e ka pritur prej vitesh dhe se tani ëndrra e tij është realizuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Tani kiliani ka publikuar një video në të cilën shihet duke vozitur me të dashurën e tij Sonia Isaz. Ata kanë shkuar në darkë me një makinë të vjetër rreth 30-vjet dhe Vidal ka shkruar poshtë videos:

“Pandita nuk di të tradhtojë, lë gjurmë kudo që shfaqet”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arturo Vidal (@kingarturo23oficial)