Ish-sulmuesi i Ipswich Town, Shefki Kuqi ka aplikuar për postin e lirë të menaxherit të klubit.
Ish lojtari shqiptar, Shefki Kuqi, ka qenë në kërkim të punës së tij të parë të trajnerit në futbollin anglez për disa vite, kurse tani mund t’i ofrohet një punë e tillë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë e vendosa aplikimin tim“, tha ai për BBC Radio Suffolk. “U thashë ku jam, ata e dinë se ku jam.
“I kam ndjekur gjërat nga afër, kam qenë në shumë lojëra dhe besoj fuqimisht se e di se çfarë duhet ndryshuar”, përfundoi Kuqi.
/GazetaBlic Sport/


