Portieri i kombëtares italiane, dikur i Milanit, ka rrëfyer aventurën e re në Paris.
Kohë më parë u raportua se ylli italian ishte i pakënaqur në skuadrën e re pasi nuk kishte hapsirë të mjaftueshme për të si shkak i konkurrencës me Keylor Navasin, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë në një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të klubit të PSG, ai ka thënë se është mirë në klubin e ri dhe se është mirëpritur menjëherë nga të gjithë.
“Gjithmonë kam dashur të jem portier, nuk e ndjej presionin dhe kjo është forca ime e madhe. Gjithmonë e kam menaxhuar mirë, edhe kur kam qenë shumë i vogël. Kjo më dha një avantazh, të luaj në San Siro në moshën 16 vjeçare nuk është fare e lehtë, por gjithmonë jam përpjekur të qëndroj i qetë. Mundohem çdo herë t’i jap paqe dhe besim skuadrës sime, jam një motivues”, tha fillimisht Donnarumma.
“Isha menjëherë i lumtur këtu, ata më pritën shumë mirë në një grup të madh. Të gjithë ndihemi mirë, po mësoj shpejt frengjisht dhe komunikimi me shokët e mi është shumë i rëndësishëm. Unë e kuptoj veten shumë mirë, jam i lumtur, në Paris, nuk ka asnjë ndryshim dhe jam mirë me ekipin, me klubin, me të gjithë këtu… Tifozët më kanë pritur shumë mirë, i falënderoj shumë dhe ju premtoj se do të jap gjithmonë maksimumin për këtë fanellë prestigjioze, që meriton fitore dhe respekt”, përfundoi italiani.
/GazetaBlic Sport/


