Lajme

Shtatë të mitur rrahen mes vete, arrestohet njëri prej tyre

12/09/2021 09:59
nga:M K

Një i mitur është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet se është përfshirë në një rrahje që ka ndodhur më 6 dhjetor, në mes tij dhe gjashtë të miturve të tjerë.

Në raportin e policisë thuhet se si pasoj e rastit dy prej të dyshuarve kanë marrë lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale