Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.
Barcelona është mposhtur thellë nga Bayerni, 3 me 0, duke u eliminuar nga kompeticioni më i madh i futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.
“Blaugranët” tashmë do të vazhdojnë misionin e tyre në Europa League. Benfica ka kaluar tutje nga vendi i dytë, sepse vendi i parë nuk ishte asnjëherë në diskutim, atje ku Bayern Munich ka bilanc maksimal.
Këto janë skuadrat e kaulifikuara: Manchester City, PSG, Liverpool, Atletico, Ajax, CP Sporting, Real Madrid, Inter, Bayern Munich, Benfica, Manchester United, Lille, Salzburgu, Juventus, Chelsea.
Ndërsa, nesër do të mësohet edhe skuadra e fundit nga ndeshja Atalanta – Villarreal.
/GazetaBlic Sport/


