Rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku ka mbetur i lënduar një person.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Kështu konfirmoi për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmti.
“Rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, (Qershiat e Llapashticës), ka ndodhur një aksident rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.
Policia konfirmon për Gazeta Blic, shpërthimin në Merdare, jep detaje


