Lajme

Reagon Haradinaj pas sanksioneve të SHBA-ve ndaj krerëve të krimit të organizuar në Veri

12/08/2021 19:10
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur vendimin e SHBA-ve për sanksionet ndaj krerëve të krimit të organizaur në Veri, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj në reagimin e tij thotë se SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor” shkruan Haradinaj në Facebook.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë, është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën.

SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
RH

Osmani mirëpret sanksionet e SHBA-së për kokat e krimit në Veri: Rajoni ynë s’duhet të jetë parajsë për grupet kriminale!