Sporti

LAJMI I FUNDIT: Pele kthehet në spital për trajtimin e tumorit të zorrës së trashë

12/08/2021 15:53
nga:Lorik J

Pelé është rikthyer në spital për t’iu nënshtruar trajtimit për një tumor të zorrës së trashë, tha të mërkurën Spitali Albert Einstein në Sao Paulo.

Ai shtoi se 81-vjeçari, ish-reprezentues brazilian ishte në gjendje të qëndrueshme dhe duhet të lirohet në ditët në vijim, përcjell GazetaBlic Sport.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor të zorrës së trashë në shtator dhe kaloi gati një muaj në spital.

Spitali tha në atë kohë se ai do të duhej t’i nënshtrohej kimioterapisë.

Sipas deklaratës zyrtare të spitalit sot, Pele po vazhdon trajtimin e tij. Legjenda e futbollit tha në Twitter muajin e kaluar se ai ishte mirë.

/GazetaBlic Sport