Sporti

Shefi i Bayernit: Duam që Lewandowski ta përfundojë karrierën në klubin tonë

12/08/2021 15:21
nga:Lorik J

Shefi i Bayernit, Herbert Hainer tha se do të dëshironte që Robert Lewandowski ta mbyllte karrierën e tij duke veshur fanellën e ekipit gjerman.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Robert Lewandowski do ta mbyllte karrierën e tij me ne. Një gjë është e qartë: të gjithë ne në Bayern e duam shumë atë”, tha ai duke folur për Bild.

Sulmuesi 33-vjeçar polak ka kontratë deri në vitin 2023 dhe Bayern po tenton të rinovojë kontratën e tij.

Megjithatë, lojtari është i pavendosur dhe po mendon të nisë një fazë të re në një tjetër projekt.

/GazetaBlic Sport/