Skuadra e Barcelonës sonte ka një ndeshje sa të vështirë, po aq edhe të rëndësishme në “Allianz Arena” ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur dje për media ku ka theksuar se skuadra e tij dëshiron të kalojë tutje në fazën e eliminimit të Ligën e Kampionëve, dhe jo vetëm, pasi ata duan të fitojnë të gjitha trofetë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne jemi Barcelona dhe duhet të përpiqemi të fitojmë të gjitha titujt: Kupën, Superkupën, Ligën, Champions. Dhe kundër Bayernit kemi një mundësi të shkëlqyer për të bërë histori”, tha fillimisht Xavi.
“Pse të mos mendojmë për fitoren? Do të ishte hera e parë këtu në Mynih. Atëherë realiteti do të na tregojë se ku do të jemi në fund të lojës , por pse të bëni një hipotezë (të humbjes) paraprakisht?”, përfundoi ai.
Ndeshja mes Bayernit dhe Barcelonës luhet sonte në orën 21:00.
/GazetaBlic Sport


