Showtime

U aludua se është në lidhje me Gani Gërminë, Sindi e zbulon të vërtetën

12/08/2021 10:36
nga:Genita C

Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Sindi ka kohë që komentohet për jetën e saj private.

Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ajo ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, Sindi ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj dhe ju dha fund të gjitha aludimeve sa i përket jetës private.

“Shumë dyshoj se je në lidhje me Gani Gërmin”, u shpreh një ndjekës.

“Jo Ganiun e kam shok, e kam si vlla”, u përgjigj Sindi./GazetaBlic/